External Publication
Visit Post

Pse përfundoi në spital një i dënuar në Burgun e Idrizovës?

Zhurma Press June 13, 2026
Source

SHKUP — Në ambientet e Institucionit Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës është prishur rendi dhe qetësia publike pas një përleshjeje mes dy të dënuarve. Ngjarja ka ndodhur më 12 qershor 2026, rreth orës 19:15, ku janë përfshirë të dënuarit K.D. dhe B.M.

Si pasojë e kësaj përleshjeje, i dënuari B.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ai është transportuar urgjentisht në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku lëndimet e rënda janë konstatuar në Qendrën Urgjente.

Burgu i Idrizovës e ka raportuar rastin në SPB Shkup më 13 qershor 2026, në orën 01:47. Autoritetet kanë konfirmuar se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme policore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti.

Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...