External Publication
Visit Post

Pse u arrestua një 37-vjeçar në Tetovë pas denoncimit të ish-partneres?

Zhurma Press June 13, 2026
Source

TETOVË — Zyrtarët policorë nga Departamenti i Policisë Kriminalistike pranë SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 37-vjeçar me iniciale B.A. Arrestimi i tij u krye më 12 qershor, rreth orës 20:30, pas një denoncimi paraprak të bërë nga ish-partnerja e tij 40-vjeçare nga rrethina e Tetovës.

Sipas dëshmisë së saj, që nga prilli i këtij viti, pas ndërprerjes së lidhjes, i dyshuari e ka ndjekur vazhdimisht nëpër qytet dhe e ka shqetësuar përmes telefonit. Pasi ajo refuzoi vazhdimin e lidhjes, ai ka drejtuar kërcënime ndaj saj dhe familjes së saj.

Zyrtarët policorë njoftuan se po punohet për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Pas zbardhjes dhe grumbullimit të plotë të të dhënave, ndaj 37-vjeçarit të arrestuar pritet të ngrihet padi penale përkatëse.

Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...