External Publication
Visit Post

Si e promovoi Bebe Rexha albumin 'Dirty Blonde' në Paris?

Zhurma Press June 13, 2026
Source

PARIS — Ylli shqiptar Bebe Rexha ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të promovuar albumin e saj më të ri, 'Dirty Blonde'. Këngëtarja publikoi në Instagram një video ku shfaqet duke shëtitur nëpër Paris, e hipur mbi tavanin e një makine, duke u folur kalimtarëve.

Me një magnetofon në dorë, ajo u ka bërë thirrje qytetarëve dhe turistëve pranë Kullës Eiffel për t’i njoftuar se albumi i ri ka dalë. Ky promovim direkt tërhoqi vëmendje të madhe, duke e kthyer këtë moment në ngjarje të veçantë për mijëra fansa të mbledhur.

Albumi 'Dirty Blonde', i publikuar të premten, përmban 13 këngë dhe është një nga projektet më personale të Rexhës. Ndër këngët më të pëlqyera të momentit është bashkëpunimi i saj me grupin legjendar Faithless, i titulluar 'New Religion', që po përhapet me shpejtësi.

Në këtë projekt përfshihet edhe bashkëpunimi me producentin francez David Guetta. Dyshja kanë sjellë këngën 'Sad Girls', duke vazhduar partneritetin e tyre të suksesshëm që në të kaluarën u dhuroi fansave hite me përmasa globale si kënga mjaft e njohur 'I'm Good (Blue)'.

Ky album ka rëndësi jetike për Bebe Rexhën, pasi është i pari që ajo publikon si artiste e pavarur. Pasi i dha fund bashkëpunimit me shtëpinë e saj të mëparshme diskografike vitin e kaluar, ajo tashmë gëzon kontroll të plotë mbi karrierën dhe krijimtarinë.

Burim: Demokracia — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...