External Publication
Visit Post

Çfarë i ndodhi Bebe Rexhës gjatë pushimeve?

Zhurma Press July 5, 2026
Source
Redaksia ZHURMA. IBIZA — Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është fotografuar nga paparacët teksa po shijon disa ditë pushimi në Ibiza të Spanjës. Artistja 36-vjeçare u pa duke relaksuar në një jaht luksoz pranë brigjeve të ishullit të njohur, ndërsa tërhoqi vëmendjen me një bikini me motive leopardi. Në fotot e publikuara nga mediat britanike, Bebe shihet duke u freskuar në ujërat e Detit Mesdhe dhe duke bërë paddleboarding në shoqërinë e miqve të saj, larg angazhimeve intensive muzikore. Pushimet e këngëtares vijnë menjëherë pas paraqitjes së saj speciale në spektaklin britanik Love Island, ku performoi për banorët e vilës në Majorka. Bebe Rexha po shijon gjithashtu suksesin e albumit të saj më të ri, Dirty Blonde, i publikuar në fillim të këtij muaji. Projekti shënon një etapë të re në karrierën e saj, pasi është albumi i parë që publikon si artiste e pavarur. *Burim: Gazeta Metro, https://gazetametro.net/bebe-rexha-fotografohet-nga-paparacet-gjate-pushimeve-ne-ibiza/* *— Redaksia ZHURMA*

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...