External Publication
Visit Post

Gostivar: Pse u arrestuan dy 18-vjeçarë në rrugën 'Goce Delçev'?

Zhurma Press June 13, 2026
Source

GOSTIVAR — Më 13 qershor 2026, në orën 01:45 të mëngjesit, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar dy të rinj në rrugën “Goce Delçev”. Të arrestuarit janë B.V., 18 vjeç nga fshati Bellovisht, dhe P.M., 18 vjeç nga Gostivari, të cilët u kapën gjatë një konflikti fizik.

Të dy personat u arrestuan në vendngjarje duke prishur rendin dhe qetësinë publike përmes përleshjes fizike mes vete. Sipas njoftimit zyrtar, policia po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti, pas së cilit do të vijojë dorëzimi i parashtresës përkatëse për të dy 18-vjeçarët.

Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...