Katër të arrestuar në Tiranë për shpërndarje kokaine
TIRANË — Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit. Arrestimet u kryen gjatë fazës së katërt të operacionit të koduar policor "Zonat".
Në Rrugën e Kavajës u arrestuan në flagrancë shtetasit E. S., 45 vjeç, I. D., 54 vjeç, dhe F. Gj., 48 vjeç. Policia dyshon se ky grup bashkëpunonte për të siguruar sasi të konsiderueshme kokaine dhe për ta shitur atë me doza te zonat "Ish-parku" dhe "Brryli".
Gjatë këtij kontrolli, agjentët sekuestruan 350 gramë kokainë dhe dy peshore elektronike. Paralelisht me ta, policia arrestoi edhe 32-vjeçarin E. D., i cili dyshohet se gjithashtu shiste doza kokaine në pika të ndryshme të qytetit.
Shtetasit E. D. iu sekuestrua një sasi kokaine e ndarë në mbi 220 doza, si dhe një shumë parash e gjetur në ambientet e subjektit ku ai punonte. Të gjitha materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere