Qeveria në detyrë ndan mjete për projekte kapitale dhe BERZH-in
PRISHTINË — Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar disa vendime në mbledhjen e saj elektronike. Ekzekutivi ka emëruar anëtarët e rinj të Këshillit për Raportim Financiar, ku kryesuese do të jetë Rrezarta Korbaj, ndërsa anëtarë janë përzgjedhur edhe Kimete Zekaj e Vlora Prenaj.
Gjithashtu, është miratuar kërkesa për ndarjen e 122,000 eurove për dy projekte kapitale të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit: renovimin e Qendrës së Panairit në Bërnicë dhe krijimin e Regjistrit për Pronarët Përfitues.
Në fund, qeveria ka autorizuar pagesën prej 154,000 eurosh për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Ky vendim shërben për rritjen e kuotës së kapitalit të Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar.
Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere