Pse po përplasen LSDM dhe VMRO-DPMNE për Qendrën e re Klinike?
SHKUP — Paralajmërimi i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, për ndërtimin e Qendrës së re Klinike ka nxitur përplasje të ashpër ndërmjet Lidhjes Socialdemokrate (\1) në opozitë dhe \1-DPMNE-së në pushtet. Për opozitën, ky projekt është vetëm një tjetër gënjeshtër e kryeministrit.
Renata Mladenovska nga LSDM-ja deklaroi se lokacioni i përzgjedhur është tërësisht i papërshtatshëm për një kompleks kaq të madh shëndetësor. Ajo theksoi se aty janë planifikuar edhe projekte të tjera, përfshirë ndërtesën e re të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK), çka tejkalon kapacitetin e hapësirës.
Opozitarja pyeti publikisht se me çfarë vendimi dhe procedurash ligjore po negocion qeveria drejtpërdrejt me pronarët privatë për marrjen e tokës. LSDM-ja pretendon se kur ata kishin propozuar ndërtimin e Qendrës së re Klinike, VMRO-DPMNE-ja e kishte bllokuar projektin në Kuvend.
VMRO-DPMNE u përgjigj duke akuzuar ish-ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe, se premtoi të njëjtin projekt por la vetëm një sistem të rrënuar dhe dyshime për korrupsion. Sipas tyre, qytetarët nuk morën as shëndetësi më të mirë dhe as kushte më të mira trajtimi.
Sipas partisë në pushtet, lokacioni pranë pishinës “Boris Trajkovski” është strategjik sepse ndodhet pranë dy bulevardeve dhe unazës, si dhe ka qasje në gaz. Ky lokacion, bashkë me spitalin “8 Shtatori” dhe Poliklinikën “Bukuresht”, do të formonte një kompleks të plotë.
Mickoski njoftoi se ndërtimi mund të fillojë vitin e ardhshëm nëse negociohet suksesshëm me pronarin privat të tokës. Qeveria po përpiqet të gjejë një zgjidhje për këtë problem pronësie që mbetet pengesa kryesore për realizimin e projektit të paralajmëruar.
Burim: TV21 — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere