External Publication
Visit Post

Pse u krijuan kolona të gjata pranë aeroportit “Adem Jashari”?

Zhurma Press June 12, 2026
Source

PRISHTINË — Një aksident ka ndodhur pasditen e 12 qershorit në afërsi të aeroportit “Adem Jashari”. Si pasojë e kësaj ngjarjeje, atje janë krijuar kolona të gjata të veturave duke shkaktuar një trafik të ngjeshur në atë rrugë.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident rrugor. Megjithëse policia është kontaktuar për të marrë më shumë informata zyrtare, organet e rendit ende nuk kanë dhënë hollësi rreth ngjarjes.

Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...