Si do të financohet fabrika e re e ujit të pijshëm në Kaçanik?
KAÇANIK — Komuna e Kaçanikut dhe humanisti Halil Kastrati kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëfinancimi për ndërtimin e Fabrikës për Përpunimin e Ujit të Pijshëm. Ky projekt i përbashkët vlen afër 3 milionë euro dhe synon të përmirësojë furnizimin me ujë për mijëra qytetarë duke garantuar cilësi dhe siguri më të madhe.
Marrëveshja u nënshkrua së bashku me kryetarin e komunës, Sabedin Vishi, ndërsa Kastrati e cilësoi këtë si një nga projektet më të rëndësishme për qytetin. Sipas tij, uji nuk është luks, por një e drejtë themelore dhe nevojë jetike që do të sjellë një jetë më të shëndetshme për brezat e ardhshëm.
Megjithëse përmes bamirësisë janë realizuar edhe projekte të tjera, si ndërtimi i shtëpive dhe qendrave shëndetësore, Kastrati vlerësoi se investimi në ujë është investim i drejtpërdrejtë në jetën e njerëzve.
Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere