Pse OVL-UÇK po e akuzon kryeministrin Kurti në ditën e çlirimit?
PRISHTINË — Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka deklaruar se kremtimi i festës së lirisë mbetet i paplotë dhe i përgjysmuar për shumë veteranë dhe pjesëtarë të luftës. Sipas Sylës, kjo vjen si pasojë e procesit gjyqësor të padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre.
Syla drejtoi kritika ndaj institucioneve të Kosovës, duke pretenduar se ato nuk po angazhohen sa duhet për mbrojtjen e tyre. Ai theksoi se për qytetarët që nuk e kanë përjetuar luftën është më e lehtë ta festojnë këtë ditë, por për veteranët kjo festë mbetet e mangët pa ish-krerët.
Nënkryetari i organizatës gjithashtu akuzoi pushtetarët aktualë për një propagandë të orkestruar ndaj ish-krerëve të luftës, e cila ka nisur para pesë apo gjashtë vitesh. Sipas tij, ky orkestim ka ndodhur me qëllim për të fituar votat e atyre që nuk kanë qenë pjesë e luftës për liri.
Në këtë kuadër, Syla kritikoi kryeministrin Albin Kurti, duke pretenduar se loja e tij ndaj ish-krerëve shkon përkrah Serbisë. Ai theksoi se Kurti fitoi pesëdhjetë për qind të votave, edhe me votat e bashkëudhëtarëve të tyre, por shtoi se Serbia nuk ka bërë asnjë deklaratë për ish-krerët.
Burim: ABC News — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere