Veterani i UÇK-së: "Jemi çlirimtarë, jo zullumqarë"
PRISHTINË — Agim Pllashniku tha për "Kosova Live" T7 se aksioni para objektit të Qeverisë së Kosovës ishte i menduar dhe i përgatitur paraprakisht. Ai vendosi fotografi të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Qëllimi, sipas tij, ishte të dërgonte mesazh mbështetjeje për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. "E kam përgatitur mirë këtë aksion", tha Pllashniku, duke shtuar se figurat e UÇK-së meritojnë respekt për rolin gjatë luftës çlirimtare.
Ai theksoi se luftëtarët e UÇK-së nuk duhet të identifikohen me krimin: "Jemi çlirimtarë, jo zullumqarë". Aksioni, sipas Pllashnikut, i drejtohet kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Burim: Gazeta Express_, https://www.gazetaexpress.com/pas-aksionit-tek-qeveria-flet-veteranj-i-uck-se-jemi-clirimtare-jo-zullumqare/ — Redaksia ZHURMA_
Discussion in the ATmosphere