Humb jetën një 14-vjeçar në Maliq
Zhurma Press
June 12, 2026
MALIQ — Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Vreshtas të Maliqit, ku një i mitur 14-vjeçar ka ndërruar jetë në banesën e tij. Sipas informacioneve paraprake, i mituri vuante nga epilepsia dhe kishte probleme me zemrën që nga lindja. Ka qenë nëna e tij ajo që ka kërkuar ndihmën mjekësore.
Megjithatë, kur bluzat e bardha kanë shkuar në banesë, e kanë gjetur të miturin të pajetë. Policia ndodhet në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale mbi rastin. I mituri jetonte me nënën dhe njerkun e tij, pasi nëna ka qenë e divorcuar nga bashkëshorti.
Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere