{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreieq2w6yknsnwccvjc2dilklg6mgtklo7mipu5j3vitgs3hzir5aie",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mo3um2cp2i22"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreihqi3q6oe77577o7knqhw2kbutknwydbmsfp6abmiybykrcxbs7nu"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 70924
},
"description": "Cilat dyshohet se janë shkaqet e vdekjes së 14-vjeçarit në Maliq?",
"path": "/humb-jeten-nje-14-vjecar-ne-maliq/",
"publishedAt": "2026-06-12T13:40:13.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"MALIQ",
"Almakos"
],
"textContent": "MALIQ — Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Vreshtas të Maliqit, ku një i mitur 14-vjeçar ka ndërruar jetë në banesën e tij. Sipas informacioneve paraprake, i mituri vuante nga epilepsia dhe kishte probleme me zemrën që nga lindja. Ka qenë nëna e tij ajo që ka kërkuar ndihmën mjekësore.\n\nMegjithatë, kur bluzat e bardha kanë shkuar në banesë, e kanë gjetur të miturin të pajetë. Policia ndodhet në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale mbi rastin. I mituri jetonte me nënën dhe njerkun e tij, pasi nëna ka qenë e divorcuar nga bashkëshorti.\n\n_Burim:_ Almakos\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Humb jetën një 14-vjeçar në Maliq",
"updatedAt": "2026-06-15T12:57:42.612Z"
}