Pse u takua Skënder Hita me kreun e GJKKO-së Erjon Banin?
Zhurma Press
June 12, 2026
TIRANË — Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar sot një takim me kreun e Gjykatës së Posaçme, Erjon Banin. Sipas pamjeve të publikuara nga mediat, Hita ka hyrë në ambientet e GJKKO-së së bashku me Banin dhe është shoqëruar prej tij edhe gjatë largimit pas përfundimit të takimit.
Deri më tani nuk dihet motivi zyrtar i këtij takimi. Ky takim përkon me ditën kur SPAK njoftoi një megaoperacion të madh kundër trafikut të drogës nga Amerika Latine, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ku u godit grupi i Artur Shehut dhe Tur Koçekut.
Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere