{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreia5ai366wp26cgem2pf74rruczpg53jbphyl6btcemaxy6tadzcb4",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mo3tykxuvtg2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreih4m5gc7w3ktzlppglnuogavkobypsth6dfprzszdkwtqlsnw72ca"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 197089
},
"description": "Drejtori i Policisë së Shtetit u shfaq në ambientet e Gjykatës së Posaçme në të njëjtën ditë kur SPAK njoftoi goditjen e një grupi të trafikut të drogës.",
"path": "/pse-u-takua-skender-hita-me-erjon-banin/",
"publishedAt": "2026-06-12T13:30:09.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Skënder Hita",
"GJKKO",
"Almakos"
],
"textContent": "TIRANË — Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar sot një takim me kreun e Gjykatës së Posaçme, Erjon Banin. Sipas pamjeve të publikuara nga mediat, Hita ka hyrë në ambientet e GJKKO-së së bashku me Banin dhe është shoqëruar prej tij edhe gjatë largimit pas përfundimit të takimit.\n\nDeri më tani nuk dihet motivi zyrtar i këtij takimi. Ky takim përkon me ditën kur SPAK njoftoi një megaoperacion të madh kundër trafikut të drogës nga Amerika Latine, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ku u godit grupi i Artur Shehut dhe Tur Koçekut.\n\n_Burim:_ Almakos\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Pse u takua Skënder Hita me kreun e GJKKO-së Erjon Banin?",
"updatedAt": "2026-06-15T12:55:51.702Z"
}