External Publication
Visit Post

SPAK akuzon 20 persona për trafikim kokaine dhe pastrim parash

Zhurma Press June 12, 2026
Source

TIRANË — SPAK ka zbardhur emrat e 20 personave ndaj të cilëve janë lëshuar masa sigurie në kuadër të një operacioni kundër grupit të strukturuar kriminal. Janë urdhëruar 15 "arrest me burg" dhe 5 "arrest në shtëpi" për dyshime të trafikimit të kokainës dhe pastrimit të parave.

Krerët e grupit dyshohet se janë vëllezërit Artur dhe Luçiano Koçeku, të cilët drejtonin trafikun e drogës. Biznesmeni Orest Sota ka rënë në pranga, ndërsa Edmond Jaupi ndodhet në "arrest shtëpie". Në kërkim janë shpallur Artur Shehu dhe Ilir Shtufi — ky i fundit del edhe në dosjen e Belinda Ballukut, ku është favorizuar në tenderat e rrugëve.

Artur Shehu është njëri prej pronarëve me pjesën më dërrmuese të tokës në Zvërnec, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz; ai ndodhet prej vitesh në SHBA ku ka fituar azil politik. Në kërkim është shpallur gjithashtu Orges Birçaj.

Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...