{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreibwkbeynr33szb3tfllmyf4p2wkeuvpnjw5dh7p6bflwq67wd5q3a",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mo3mdydaohm2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreib7kvnnoqlmjf27nzq36zkqlkr4a7oir7s4usrv5kp5wdeukoq4su"
},
"mimeType": "image/png",
"size": 100453
},
"description": "Kush janë krerët e grupit kriminal dhe çfarë lidhjesh biznesi e politike zbulon dosja?",
"path": "/spak-akuzon-20-persona-trafikim-kokaine-pastrim-parash/",
"publishedAt": "2026-06-12T11:14:09.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"SPAK",
"Artur Shehu",
"Almakos"
],
"textContent": "TIRANË — SPAK ka zbardhur emrat e 20 personave ndaj të cilëve janë lëshuar masa sigurie në kuadër të një operacioni kundër grupit të strukturuar kriminal. Janë urdhëruar 15 \"arrest me burg\" dhe 5 \"arrest në shtëpi\" për dyshime të trafikimit të kokainës dhe pastrimit të parave.\n\nKrerët e grupit dyshohet se janë vëllezërit Artur dhe Luçiano Koçeku, të cilët drejtonin trafikun e drogës. Biznesmeni Orest Sota ka rënë në pranga, ndërsa Edmond Jaupi ndodhet në \"arrest shtëpie\". Në kërkim janë shpallur Artur Shehu dhe Ilir Shtufi — ky i fundit del edhe në dosjen e Belinda Ballukut, ku është favorizuar në tenderat e rrugëve.\n\nArtur Shehu është njëri prej pronarëve me pjesën më dërrmuese të tokës në Zvërnec, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz; ai ndodhet prej vitesh në SHBA ku ka fituar azil politik. Në kërkim është shpallur gjithashtu Orges Birçaj.\n\n_Burim:_ Almakos\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "SPAK akuzon 20 persona për trafikim kokaine dhe pastrim parash",
"updatedAt": "2026-06-13T23:50:12.940Z"
}