Si po dhunojnë dy të mitur bashkëfshatarë të tyre në Vrapçisht?
Zhurma Press
June 12, 2026
VRAPÇISHT — Më 11 qershor 2026 në orën 10:20, S.A. (29 vjeçe) nga fshati Vrapçisht i Gostivarit ka raportuar në DPB Gostivar se dy fëmijët e saj të mitur janë sulmuar fizikisht nga dy të mitur bashkëfshatarë, ngjarje e ndodhur më 10 qershor rreth orës 10:00.
Sipas raportimit, të njëjtët të mitur e kishin sulmuar fizikisht vajzën e saj edhe një ditë më parë, ndërkohë që për një kohë të gjatë kanë ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj fëmijëve të saj. Po merren masa për zbardhjen e rastit në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale Tetovë.
Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere