External Publication
Visit Post

Gjilani gjobitë dy kompani për ndotje rrugësh me beton

Zhurma Press June 12, 2026
Source

GJILAN — Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Gjilanit ka shqiptuar gjoba ndaj dy subjekteve afariste, kamionët e të cilave ndotën rrugët me beton. Drejtoria njofton se bazuar në ankesat e pranuara nga qytetarët, ndërmori veprime konkrete duke penalizuar të dy kompanitë për ndotjen e hapësirave publike.

Inspektorët bëjnë thirrje për respektim të detyrimeve: "Ftojmë të gjithë shoferët dhe operatorët që të respektojnë detyrimet ligjore dhe të tregojnë kujdes të shtuar në ruajtjen e mjedisit dhe pastërtisë publike. Rrugët dhe hapësirat publike janë pasuri e përbashkët dhe mirëmbajtja e tyre është përgjegjësi e secilit prej nesh", kanë deklaruar inspektorët e Komunës.

Drejtorati për Inspekcion njofton se inspektorët janë në terren dhe do të vazhdojnë me gjoba ndaj të gjithë atyre që ndotin mjedisin dhe hapësirat publike.

Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...