{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreidlj5faexqdhad3qatu6tkdajvhknvkdhrrvtq6dumr66ok2oqz5e",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mo3bb5uin2l2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreiauz3kh542ytvfel3uxqhmgivzxiuwoj64k6c5dgozho2idqbfhfe"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 331654
  },
  "description": "Çfarë masash po merr Drejtoria e Inspekcionit kundër ndotjes së hapësirave publike?",
  "path": "/gjilani-gjobiton-dy-kompani-ndotje-rrugesh-beton/",
  "publishedAt": "2026-06-12T07:55:48.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Klan Kosova"
  ],
  "textContent": "GJILAN — Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Gjilanit ka shqiptuar gjoba ndaj dy subjekteve afariste, kamionët e të cilave ndotën rrugët me beton. Drejtoria njofton se bazuar në ankesat e pranuara nga qytetarët, ndërmori veprime konkrete duke penalizuar të dy kompanitë për ndotjen e hapësirave publike.\n\nInspektorët bëjnë thirrje për respektim të detyrimeve: \"Ftojmë të gjithë shoferët dhe operatorët që të respektojnë detyrimet ligjore dhe të tregojnë kujdes të shtuar në ruajtjen e mjedisit dhe pastërtisë publike. Rrugët dhe hapësirat publike janë pasuri e përbashkët dhe mirëmbajtja e tyre është përgjegjësi e secilit prej nesh\", kanë deklaruar inspektorët e Komunës.\n\nDrejtorati për Inspekcion njofton se inspektorët janë në terren dhe do të vazhdojnë me gjoba ndaj të gjithë atyre që ndotin mjedisin dhe hapësirat publike.\n\n_Burim:_ Klan Kosova\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Gjilani gjobitë dy kompani për ndotje rrugësh me beton",
  "updatedAt": "2026-06-12T13:34:18.172Z"
}