External Publication
Visit Post

27 vjet nga hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë

Zhurma Press June 12, 2026
Source

PRISHTINË — Sot shënohen 27 vjet nga hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë, e cila shënoi fundin e luftës që la rreth 13 mijë shqiptarë të vrarë. Fushata bombarduese e NATO-s zgjati 78 ditë dhe përfundoi më 10 qershor 1999.

Përfundimi erdhi pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e shoqëruar nga kapitullimi i Serbisë dhe tërheqja e forcave të saj nga Kosova. Rezoluta themeloi UNMIK — administrata e përkohshme e OKB-së — për të drejtuar vendin e shkatërruar nga lufta.

Detyra e UNMIK-ut ishte administrimi i vendit gjatë periudhës transitore, deri sa kapacitetet vendore të ndërtoheshin dhe statusi i Kosovës të zgjidhej, sipas dispozitave të Rezolutës 1244 të OKB-së.

Burim: Zëri — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...