{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreibtc7gw4sbwgdcmc3hik7unevczl3ej2ijr2xfd2tzpbsl7abcgi4",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mo36z4lx3gl2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreiga5bm757t4x5lop2ul2vvog3cpppqddjuzwuecwfjssvdoivvk3e"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 38411
},
"description": "Çfarë solli hyrja e NATO-s dhe Rezoluta 1244 për Kosovën?",
"path": "/27-vjet-nga-hyrja-e-forcave-te-nato-se-ne-kosove/",
"publishedAt": "2026-06-12T07:15:32.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"NATO",
"OKB",
"Zëri"
],
"textContent": "PRISHTINË — Sot shënohen 27 vjet nga hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë, e cila shënoi fundin e luftës që la rreth 13 mijë shqiptarë të vrarë. Fushata bombarduese e NATO-s zgjati 78 ditë dhe përfundoi më 10 qershor 1999.\n\nPërfundimi erdhi pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e shoqëruar nga kapitullimi i Serbisë dhe tërheqja e forcave të saj nga Kosova. Rezoluta themeloi UNMIK — administrata e përkohshme e OKB-së — për të drejtuar vendin e shkatërruar nga lufta.\n\nDetyra e UNMIK-ut ishte administrimi i vendit gjatë periudhës transitore, deri sa kapacitetet vendore të ndërtoheshin dhe statusi i Kosovës të zgjidhej, sipas dispozitave të Rezolutës 1244 të OKB-së.\n\n_Burim:_ Zëri\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "27 vjet nga hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë",
"updatedAt": "2026-06-13T23:50:19.512Z"
}