External Publication
Visit Post

Farmacistët kundër specializimit në biokimi, çfarë kërkojnë para Ministrisë?

Zhurma Press June 11, 2026
Source

PRISHTINË — Specialistët dhe specializantët e Biokimisë Klinike kanë protestuar të mërkurën para Ministrisë së Shëndetësisë, kundër një ndryshimi të udhëzimit administrativ që u lejon farmacistëve të kryejnë specializimet në biokimi. Ata thanë se fillimisht i kishin adresuar shqetësimet me shkresa zyrtare, por nuk morën përgjigje.

Besar Rexha, një nga organizatorët, renditi arsyet e kundërshtimit: "Shprehim shqetësimin tonë për përfshirjen e farmacistëve si specializant në Biokiminë Klinike, ndonëse gjatë diskutimit publik kjo kategori nuk ka qenë e përfshirë, gjë që e bën këtë ndryshim të papritur dhe të padiskutueshëm nga na ligjore."

Rexha theksoi dallimet në përgatitjen akademike: mjekësia e përgjithshme është program gjashtëvjeçar me 360 kredi, kurse farmacia katërvjeçare me 300 kredi "që nuk merret fare me diagnostifikim". Sadik Gashi e krahasoi kritikisht vendimin me "laboratore si pompa benzine" ku "çdo kush me pas qasje". Specialistja Luljeta Hetemi u ankua se "nuk kemi marrë ndonjë përgjigje pavarësisht shkresave dhe emaileve zyrtare".

Ministria e Shëndetësisë, e udhëhequr në detyrë nga Arben Vitia, nuk iu përgjigj as kërkesës së televizionit Dukagjini për koment mbi çështjen.

Burim: Zëri — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...