Pse po paralajmëron Drejtoria e Bujqësisë në Malishevë fermerët për subvencionet 2026?
Zhurma Press
June 9, 2026
MALISHEVË — Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Malishevës ka njoftuar fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ende nuk e ka hapur afatin për aplikim për subvencionet për vitin 2026.
Përmes një njoftimi publik, drejtoria u ka bërë thirrje fermerëve që të mos marrin për bazë informatat e pakonfirmuara që qarkullojnë në rrjetet sociale apo burime jozyrtare. “Sapo të hapet thirrja zyrtare për aplikim, do të njoftoheni me kohë përmes kanaleve zyrtare të informimit”, thuhet në njoftim.
Drejtoria ka kërkuar që çdo informacion lidhur me subvencionet të ndiqet vetëm nga burimet zyrtare të ministrisë.
Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere