External Publication
Visit Post

Kosova ruan vendin e 78-të në renditjen e FIFA-s

Zhurma Press June 11, 2026
Source

PRISHTINË — Kombëtarja e Kosovës ka mbetur e pandryshuar në renditjen më të re të FIFA-s, duke ruajtur pozitën e 78-të në botë. “Dardanët” gjatë muajit qershor zhvilluan dy ndeshje miqësore: fillimisht humbën 2:1 ndaj Çekisë, pastaj fituan 3:0 ndaj Andorës. Pavarësisht këtyre rezultateve, Kosova nuk ka lëvizur në renditje dhe vazhdon të mbajë vendin e 78-të, që njëherësh mbetet renditja më e mirë që ka arritur ndonjëherë në klasifikimin e FIFA-s.

Ndërkohë, Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie për dy pozita dhe tani renditet në vendin e 66-të. Kuqezinjtë i humbën të dy ndeshjet miqësore të qershorit, 1:0 ndaj Izraelit dhe 1:0 ndaj Luksemburgut. Në krye të renditjes botërore vazhdon Argjentina, kampionia në fuqi e botës.

Burim: Zëri_, http://www.zeri.info/sport/626268/kosova-ruan-poziten-e-78-te-ne-renditjen-e-fifa-s-shqiperia-bie-dy-vende/ — Redaksia ZHURMA_

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...