{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreif2o2qu4gdtvdrfb7txw6pyn2cprbfubzpupjua6syrownuqmvclm",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mnzmqsejh3s2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreib45qktrynbqxvmmi25swq2i2g5zqqvkxnitqifm6ofzdzntkyxvu"
},
"mimeType": "image/png",
"size": 58926
},
"description": "Pse Shqipëria ra dy pozita ndërsa Kosova qëndroi e pandryshuar?",
"path": "/kosova-ruan-vendin-e-78-te-fifa/",
"publishedAt": "2026-06-11T16:16:01.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Zëri"
],
"textContent": "PRISHTINË — Kombëtarja e Kosovës ka mbetur e pandryshuar në renditjen më të re të FIFA-s, duke ruajtur pozitën e 78-të në botë. “Dardanët” gjatë muajit qershor zhvilluan dy ndeshje miqësore: fillimisht humbën 2:1 ndaj Çekisë, pastaj fituan 3:0 ndaj Andorës. Pavarësisht këtyre rezultateve, Kosova nuk ka lëvizur në renditje dhe vazhdon të mbajë vendin e 78-të, që njëherësh mbetet renditja më e mirë që ka arritur ndonjëherë në klasifikimin e FIFA-s.\n\nNdërkohë, Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie për dy pozita dhe tani renditet në vendin e 66-të. Kuqezinjtë i humbën të dy ndeshjet miqësore të qershorit, 1:0 ndaj Izraelit dhe 1:0 ndaj Luksemburgut. Në krye të renditjes botërore vazhdon Argjentina, kampionia në fuqi e botës.\n\n_Burim:_ Zëri_, http://www.zeri.info/sport/626268/kosova-ruan-poziten-e-78-te-ne-renditjen-e-fifa-s-shqiperia-bie-dy-vende/\n— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Kosova ruan vendin e 78-të në renditjen e FIFA-s",
"updatedAt": "2026-06-11T18:52:44.606Z"
}