Gjykata e Prishtinës cakton paraburgim për pesë të dyshuar për krim të organizuar
PRISHTINË — Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të pandehurve: D.SH., R.R., B.D., B.I. dhe I.B.
Të njëjtit dyshohen për tri vepra penale: pjesëmarrje në grup të kriminalizuar të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, si dhe shpërlarje të parave. Pas seancës dëgjimore, gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi i bazuar dhe rrethana që justifikojnë paraburgimin njëmujor për secilin.
Në arsyetimin e aktvendimit thuhet se ekziston rrezik real i arratisjes, shmangies së përgjegjësisë penale, pengimit të procedurës, ndikimit në dëshmitarë ose asgjësimit të provave. Palët e pakënaqura mund të ankojnë në Gjykatën e Apelit.
Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere