External Publication
Visit Post

Kush u arrestua në operacionin "White Star" të Prokurorisë Speciale?

Zhurma Press June 9, 2026
Source

PRISHTINË — Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar të martën tre persona me inicialet A.A., S.D. dhe B.K., mbi dyshimin për kryerje të shtatë veprave penale.

Të dyshuarit dyshohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, financim të terrorizmit, shpëlarje parash, mashtrim, detyrim, tregti të paautorizuar armësh dhe materialeve plasëse, si dhe për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotrope.

Aksioni policor, i quajtur "White Star", u asistua nga FBI-ja dhe autoritetet policore kanadeze (RCMP), të cilat ishin të angazhuara në terren së bashku me prokurorin e rastit. Policia e Kosovës njoftoi gjithashtu mbështetje nga zyra e OPDAT në Departamentin Amerikan të Drejtësisë. Me vendim të prokurorit special, personave të dyshuar iu caktua masa e ndalimit për 48 orë.

Burim: RTV21 — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...