External Publication
Visit Post

Gostivarasi 49-vjeçar arrestohet për përndjekje të bashkëshortes

Zhurma Press June 11, 2026
Source

GOSTIVAR — Policia arrestoi të mërkurën në ora 16:35 një burrë 49-vjeçar me iniciale J.M. nga Gostivari, i cili dyshohet për përndjekje të bashkëshortes së tij.

Sipas denoncimit, ai kishte shkelur vazhdimisht vendimet e Qendrës për Punë Sociale lidhur me takimet me fëmijët, kishte shkuar para banesës së saj, i kishte dërguar mesazhe kërcënuese dhe e kishte përndjekur për një periudhë më të gjatë. Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...