External Publication
Visit Post

Kush humbi jetën në aksidentin me tre automjete në Vlorë?

Zhurma Press June 9, 2026
Source

VLORË — Një aksident i rëndë me tre automjete ka lënë një të vdekur dhe pesë të plagosur këtë të martë në Vlorë.

Në përplasje u përfshinë një “Benz” me targa AB 248 EB, një “BMW” me targa AB 291 EF dhe një “Seat” me targa AB 679 NY. Pas goditjes, mjetet u kapluan nga flakët.

Shtetasi Flamur Kabello, që udhëtonte me “BMW-në”, humbi jetën në vendngjarje. Drejtuesi i “Benz-it” dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të u dërguan në spital.

Nga hetimet e para dyshohet se shkak u bë një manovër e gabuar dhe shpejtësi e tepërt e njërit prej automjeteve.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...