Çfarë kërkon BE-ja nga Kurti pas fitores zgjedhore?
Zhurma Press
June 8, 2026
PRISHTINË — Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Eva Palatova, ka uruar kryeministrin Albin Kurti për fitoren në zgjedhje dhe ka bërë thirrje për formim të shpejtë të institucioneve të reja.
Në një reagim publik, Palatova përgëzoi gjithashtu të gjitha partitë politike për rezultatet e arritura. Ajo theksoi se tani është koha për kompromis politik, duke vënë në plan të parë interesin e qytetarëve dhe të procesit të integrimit evropian të Kosovës.
Sipas saj, stabiliteti institucional dhe bashkëpunimi ndërpartiak janë kyç për garantimin e rezultateve konkrete për qytetarët dhe për avancimin e rrugës evropiane të vendit.
Burim: Zëri — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere