External Publication
Visit Post

Sa gjoba shqiptoi Policia në trafik në Shkup dhe Kumanovë dhe për çfarë?

Zhurma Press June 8, 2026
Source

SHKUP — Policia e Maqedonisë së Veriut realizoi kontrolle të përforcuara në trafik në Shkup dhe Kumanovë, duke shqiptuar gjithsej 396 masa ndëshkuese për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Në Shkup, gjatë një aksioni gjashtëorësh u shqiptuan 326 gjoba. Prej tyre, 92 ishin për drejtim motoçiklete pa kokore mbrojtëse. U evidentua një vepër penale për "drejtim të pakujdesshëm të automjetit" dhe u sekuestrua një automjet për parregullsi teknike.

Në Kumanovë, policia shqiptoi 70 masa: 39 gjoba ndaj motoçiklistëve pa kokore dhe nëntë ndaj drejtuesve të trotinetëve elektrikë që nuk respektuan rregullat. U zbuluan katër vepra penale, u arrestua një person për drejtim të pakujdesshëm dhe u sekuestruan tre motoçikleta e një katërçikël.

Policia njofton se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...