External Publication
Visit Post

Sa ton mbeturina u larguan nga Gushaci i Deçanit?

Zhurma Press June 8, 2026
Source

PRISHTINË — Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, ka njoftuar se po vazhdon aksioni për largimin e mbeturinave në fshatin Gushac të Deçanit. Aksioni synon eliminimin e deponive ilegale në atë zonë.

"Largimi i mbeturinave po vazhdon në Gushac të Deçanit. Nuk do të ndalemi deri në largimin e të gjitha deponive ilegale", ka shkruar Pacolli-Dalipi në rrjetet sociale.

Sipas saj, deri më tani janë larguar rreth 1.500 ton mbeturina. Ajo nuk ka dhënë detaje për afatet e përfundimit të aksionit as për sasinë totale të mbeturinave që mbeten ende në zonë.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...