Çfarë vendosi Apeli për lejen e "Parkut të Aventurave" në Gërmi?
Zhurma Press
June 8, 2026
PRISHTINË — Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë ankesën e Komunës së Prishtinës për lejen mjedisore të "Parkut të Aventurave" në Parkun e Gërmisë. Me vendimin e datës 18 maj 2026, Apeli konfirmoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore, e cila kishte aprovuar padinë e Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL).
CSL-ja kishte kërkuar anulimin e lejes mjedisore të lëshuar nga Komuna e Prishtinës për këtë projekt në zonën e mbrojtur. Vendimi i Apelit e shpall të përmbyllur betejën ligjore në favor të CSL-së, duke e shpallur të pavlefshme lejen për realizimin e projektit.
"Parku i Aventurave" ishte planifikuar në zonën e mbrojtur të Parkut të Gërmisë, një nga hapësirat më të njohura rekreative të kryeqytetit.
Burim: Zëri — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere