External Publication
Visit Post

Pse mbërrin diaspora në Tiranë për protestën mbarëkombëtare?

Zhurma Press July 5, 2026
Source

TIRANË — Autokolona e makinave të emigrantëve shqiptarë që kanë ardhur për t’iu bashkuar tubimit kundër Edi Ramës ka mbërritur në Tiranë. Ata do të ndalen së pari në paraburgimin në rrugën “Mine Peza”, ku ndodhen 12 protestuesit e arrestuar gjatë protestës para Kuvendit.

Emigrantët vijnë nga shtete të ndryshme për t’iu bashkuar tubimit të 35-të të qytetarëve kundër qeverisë së Edi Ramës dhe klasës politike. Prania e diasporës në protestë konsiderohet një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për protestuesit, duke treguar se jehona e pakënaqësive qytetare ka kapërcyer kufijtë e vendit dhe ka mobilizuar edhe shqiptarët që jetojnë jashtë.

Burim: Report Tv — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...