{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreihdmuo5c4sug5be276q7guuamtnudk7ftnvot3bsn7kgkujucmgua",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mpucwzrp6r42"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreiemjz3jttijjxvdh65arzgvkxxfzdu46j3i5qzq4y5y7bz4kqyj3m"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 48270
},
"description": "Protestuesit shënohen ditën e 35-të të protestës sot në kryeqytet",
"path": "/protesta-ne-shqiperi-kunder-kryeministrise/",
"publishedAt": "2026-07-05T00:27:38.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Zëri"
],
"textContent": "— TIRANË — Pas tortës prej betoni me të cilën i uruan ditëlindjen Ramës, protestuesit kanë sjellë dhe shfaqë një arkivol para ndërtesës së Kryeministrisë. Arkivoli i prin një pankartë të madhe ku shkruhet “Arkivoli politik i Ramës”, shkrim që është vendosur edhe në anën e tjerë të tij.\n\nProtestuesit janë mbledhur përsëri sot në kryeqytet, duke shënuar ditën e tridhjetë e pestë të protestës së tyre të vazhdueshme. Ata janë grumbulluar fillimisht në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas kanë marshuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë ndaluar para godinës së qeverisë për të shprehur kërkesat e tyre.\n\nGjatë tubimit të organizuar përpara Kryeministrisë, përfaqësues dhe pjesëmarrës në protestë po mbajnë fjalime, ku kanë artikuluar dhe shpjeguar qëndrimet e tyre teksa sot shënohet protesta e 35-të radhazi në radhë.\n\n_Burim:_ Zëri\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Çfarë kërkojnë protestuesit para Kryeministrisë?",
"updatedAt": "2026-07-05T00:32:52.759Z"
}