External Publication
Visit Post

Pse BE-ja nuk reagon ndaj informacioneve për vonesat në Banjskë?

Zhurma Press July 5, 2026
Source
Banjskë — Bashkimi Evropian nuk ka reaguar ndaj informacioneve të fundit se përgjegjësit për sulmin në Banjskë mbrohen nga struktura zyrtare në Serbi. Nga Zyra për Shtyp e Komisionit Evropian vetëm përsëritet qëndrimi se shprehet keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për t'i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në veri të Kosovës. Megjithatë, nuk ka pasur reagim zyrtar lidhur me hulumtimin e Radios Evropa e Lirë, në të cilin identifikohen dy pjesëtarë të Xhandarmërisë së Serbisë, të përmendur si pjesë e sigurimit të Zvonko Veselinoviqit dhe Millan Radoiçiqit. Hulumtimi bazohet në analiza fotografish, burime të hapura dhe gjurmë publike që i lidhin ata me njësinë speciale të policisë. Presidenti i Serbisë ka mohuar se ata mbrohen nga pjesëtarë të strukturave shtetërore serbe, ndërsa njëkohësisht ka deklaruar se Millan Radoiçiq nuk është kriminel. Sjellja para drejtësisë e përgjegjësve për sulmin në Banjskë mbetet një kërkesë e vazhdueshme e institucioneve evropiane ndaj Serbisë. Burim: Almakos, https://almakos.com/be-shpreh-keqardhje-per-vonesat-ne-rastin-banjska/ — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...