External Publication
Visit Post

Çfarë ndodhi në ditën e 35-të të protestës në Tiranë?

Zhurma Press July 4, 2026
Source

TIRANË — Protestuesit u mblodhën për herë të 35-të në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan drejt Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalë. Në këtë tubim u bashkuan edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët në duar mbartnin pankarta me kërkesa për dorëheqjen e Edi Ramës dhe mesazhe si “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Një protestuese nga Kanadaja kritikoi Sali Berishën, ndërsa pjesëmarrësit përgatitën një tortë për ditëlindjen e kryeministrit Rama. Në të shkruhej: “Populli të uron dorëheqjen, merre edhe Saliun me vete”. Ngjarja përkoi me festimet e pavarësisë së SHBA-së në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestat në Tiranë vazhdojnë të mbledhin qytetarë të pakënaqur.

Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...