Si përfundon ankesa e Haxhiut në Gjykatën Supreme?
PRISHTINË — Bekim Haxhiu, kandidati i Partisë Demokratike, përsëri u ankimua në Gjykatën Supreme, pasi u rrëzua në disa shkallë më parë. Pretendon se rezultatet e kandidatëve për deputetë kanë pasaktësi dhe akuzon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se po e fsheh raportin me gjetjet nga rinumërimi. Nuk ka ndërmend të dorëzohet.
Nëse aprovohet kërkesa për rinumërimin e votave preferenciale, përbërja e deputetëve mund të ndryshojë, thotë Haxhiu. Edhe kandidatja boshnjake Emilija Rexhepi insiston se ka dyshime për parregullësi në zgjedhje.
Këto ankesa, të llojit që më parë kanë qenë në duart e institucioneve, po kërkohet të mos marrin kohën maksimale për vendim. Vetëm pasi të mbyllet krejt afati për ankim, hapet rruga për certifikimin e rezultateve dhe konstituimin e kuvendit, e pastaj të institucioneve të tjera.
Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere