External Publication
Visit Post

Pse mungon Aurelien Tchouameni në ndeshjen e Francës?

Zhurma Press July 4, 2026
Source

PARIS — Aurelien Tchouameni nuk do të jetë pjesë e formacionit të Francës në ndeshjen eliminatore të 1/8-tave ndaj Paraguajit. Mesfushori i “Les Bleus” pësoi një lëndim gjatë stërvitjeve të fundit të përgatitjes për këtë përballje, duke u bërë një mungesë e ndjeshme për skuadrën e tij.

Sipas informacioneve, lëndimi i lojtarit nuk konsiderohet i rëndë. Tchouameni pritet të mungojë për vetëm 4 ditë, megjithatë ekziston rreziku që, në rast të një shqetësimi të vazhdueshëm, ai të humbasë edhe ndeshjen e çerek-finales, me kushtin që Franca të kualifikohet sonte.

Ndeshja Paraguaj-Francë zhvillohet sonte në orën 23:00. Mungesa e Tchouameni detyron stafin teknik të kërkojë zgjidhje të menjëhershme për të mbushur boshllëkun në mesfushë përballë një rivali që synon surprizën në këtë fazë të kompeticionit.

Burim: IndeksOnline — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...