External Publication
Visit Post

Kush mori pjesë në stërvitjen e KFOR-it në Pejë?

Zhurma Press July 4, 2026
Source

PEJË — Ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim (RC-W) kanë zhvilluar një stërvitje me qitje të vërteta në Poligonin ushtarak pranë Kampit "Villaggio Italia". Aktivitetet synuan shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave më të mira midis personelit të kombësive të ndryshme.

KFOR njofton se përmes këtyre stërvitjeve ruhet një nivel i lartë i gatishmërisë operacionale dhe ndërgjegjësimi për situatën. Kjo shërben për të demonstruar angazhimin e vazhdueshëm të forcave ndërkombëtare për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës.

Misioni vazhdon zbatimin e mandatit bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999. Për të kontribuar në lirinë e lëvizjes, KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...