Sa gjatë është kontrata që i ofroi Bajerni Ibrahimoviçit?
Zhurma Press
July 4, 2026
— Arijon Ibrahimoviçi po shqyrton zgjatjen e kontratës me Bajerni të Mynihut pas një bisede të drejtpërdrejtë me trajnerin Vincent Kompani. Sipas të dhënave të Transfermarkt, klubi bavarez i ka ofruar lojtarit shqiptar një kontratë të re që zgjat deri në vitin 2028, duke e konfirmuar vullnetin për ta mbajtur në skuadër.
Drejtuesit e klubit kanë vendosur që mesfushori të mos huazohet më, por t'i jepet mundësia e plotë për t'u treguar në ekipin e parë. Nëse Ibrahimoviçi nuk pranon ofertën, klubi do të detyrohet ta shesë, pasi kontrata e tij aktuale përfundon vitin e ardhshëm.
Burim: Sportekspres — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere