External Publication
Visit Post

Pse përhapet zjarri në malin e Shëngjinit?

Zhurma Press July 4, 2026
Source

LEZHË — Pas zjarrit të regjistruar në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun e Lezhës, konkretisht në Zadrimë, Balldren dhe Pllanë. Sipas informacioneve paraprake, vatrat e zjarrit në Zadrimë dhe Balldren kanë përfshirë sipërfaqe bujqësore dhe janë vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse, duke u shuar pa shkaktuar përhapje të mëtejshme.

Ndërkohë, situata paraqitet më problematike në Pllanë, ku flakët kanë përfshirë një zonë pyjore. Në vendngjarje janë dislokuar forca të shumta zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e zjarrit, pasi në afërsi ndodhen edhe banesa.

Autoritetet vijojnë ndërhyrjen në terren, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarreve. Burim: Gazeta Tema, https://www.gazetatema.net/kronika/pas-zjarrit-ne-malin-e-shengjinit-shperthejne-edhe-tre-vatra-te-tjera-ne-i571518 — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...