External Publication
Visit Post

Ku do të luajë Luka Modric pas pensionimit nga kombëtarja?

Zhurma Press July 4, 2026
Source

Redaksia ZHURMA.

MILANO — Mesfushori veteran kroat, Luka Modric, është gjithnjë e më pranë vazhdimit të aventurës së tij te AC Milan edhe për një sezon tjetër. Sipas raportimit të La Gazzetta dello Sport , 40-vjeçari pritet të qëndrojë në San Siro, pavarësisht se kontrata e tij me kuqezinjtë, e cila përfshinte edhe një opsion për vazhdim, skadoi më 30 qershor.

Në javët e fundit kishte pasur paqartësi rreth të ardhmes së legjendës kroate, sidomos pas dështimit të Milanit për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, pavarësisht raportimeve që e lidhnin me një rikthim te Real Madrid në një rol drejtues ose menaxherial, Modric ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij si futbollist aktiv në Itali.

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, si dhe trajneri i ri i skuadrës, Ruben Amorim, kanë zhvilluar bisedime me mesfushorin për ta bindur që të qëndrojë edhe për një vit tjetër. Modric së fundmi i dha fund edhe karrierës së tij me kombëtaren e Kroacisë, pas eliminimit nga Kampionati Botëror në fazën e 1/16 së finales ndaj Portugalisë.

Burim: Shenja, https://shenja.tv/pas-pensionimit-nga-kroacia-luka-modric-vendos-edhe-per-te-ardhmen-te-milani/

— Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...