External Publication
Visit Post

Si kombinon Mahmut Orhan muzikën elektronike me ritmet e Ballkanit?

Zhurma Press July 4, 2026
Source

PRISHTINË — Mahmut Orhan, DJ dhe producenti turk, njihet si një nga emrat më të njohur të muzikës elektronike nga Turqia. Ai ndërthur tingujt e deep house dhe dance me elemente tradicionale të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit, duke krijuar një identitet të veçantë muzikor që e ka bërë të njohur në mbarë botën.

Karriera e tij mori hov në vitin 2016 me hitin "Feel", i cili u shndërrua në një sukses global dhe grumbulloi qindra miliona dëgjime në platformat muzikore. Ai më pas forcoi pozicionin në skenën ndërkombëtare me "6 Days" dhe ka performuar në festivalet më prestigjioze të botës — Tomorrowland, Exit Festival dhe Untold Festival.

Sonte në Prishtinë, artisti turk do të interpretojë hitet e tij më të njohura, në një mbrëmje të mbushur me ritme elektronike dhe atmosferë festive. Aftësia e tij për të kombinuar muzikën elektronike moderne me instrumente dhe motive tradicionale premton një përvojë të veçantë për adhuruesit e këtij zanri në kryeqytetin e Kosovës.

Burim: KultPlus — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...