{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreiegfrxayghb3x42wmgbd4fnaofhwwpi3bf5cfcnfh3frfnydigpy4",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mpruwlv626m2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreib4de55n2pug4us3iyai2bezwptj7inak3didjl6zgzkknkq3q2li"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 69330
  },
  "description": "Kaja Kallas vlerëson progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE",
  "path": "/shqiperi-dhe-mali-i-zi-be-ne-be/",
  "publishedAt": "2026-07-04T01:11:36.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Bashkimit Europian",
    "Bashkimi Evropian",
    "Telegrafi"
  ],
  "textContent": "TIRANË — Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, në një intervistë për agjencinë boshnjake të lajmeve vlerësoi progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE, duke veçuar hapat e rëndësishëm të Shqipërisë në procesin e integrimit. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme theksoi se ritmi i zgjerimit të Bashkimit Europian pritet të përshpejtohet, duke e parë integrimin e vendeve kandidate si një prioritet strategjik për stabilitetin dhe të ardhmen europiane.\n\nKallas theksoi se për BE do të jetë e lehtë të pranojë Shqipërinë dhe Malin e Zi. \"Zgjerimi nuk është një lojë me fitues dhe humbës. Ose të gjithë janë pjesë e tij, ose askush. Nëse marrim si shembull Malin e Zi ose Shqipërinë, ato janë vende që Bashkimi Evropian ka kapacitetin t’i mirëpresë. Është gjithashtu e qartë se është në interesin tonë që vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen Bashkimit Evropian. Ky është gjithmonë një proces i dyanshëm\", tha ajo.\n\nBurim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA",
  "title": "Pse Shqipëria dhe Mali i Zi pritet të anëtarësohen në BE?",
  "updatedAt": "2026-07-04T02:25:06.138Z"
}