External Publication
Visit Post

Osman Selmani i caktuar 30 ditë paraburgim nga gjykata serbe

Zhurma Press July 3, 2026
Source

MUTIVODË — Gjykata e Lartë në Serbi ka vendosur 30 ditë paraburgim për Osman Selmanin, shtetasin kosovar i arrestuar më 1 korrik në pikëkalimin e kufirit në Mutivodë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Selmani është i dyshuar për krime lufte. Akuzat përfshijnë një sulm të mizorë më 14 qershor 1999 në Sofali, Prishtinë, në bashkëkryerje me disa pjesëtarë të UÇK-së.

Familja e Selmanit pohon se akuzat janë të pabazuara dhe deklaron besimin në pafajësinë e tij, duke premtuar të qëndrojë pranë tij deri në zbardhjen e vërtetës dhe duke falënderuar mbështetjen e komunitetit.

Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...