External Publication
Visit Post

Drejtori Livoreka: Pse suksesi nuk kalon domosdo nga gjimnazi?

Zhurma Press July 3, 2026
Source

TETOVË — Drejtori i shkollës profesionale në Tetovë, Muzafer Livoreka, së bashku me Teuta Zekirin në emisionin #TROÇ, ka deklaruar se në këto institucione nuk shkojnë më nxënësit e dobët, por ata që shfaqin talent. Sipas drejtorit, shkolla përpiqet që t'i motivojë të rinjtë përmes projekteve praktike.

Livoreka tregon se në të ardhmen planifikohet një sistem i ri i mësimit ku pjesën më të madhe do ta marrë puna praktike. Ai thekson se nxënësit nuk janë kundër zanatit, por paragjykimi kryesor vjen nga prindërit e tyre që kërkojnë vetëm shkolla të përgjithshme.

Sipas tij, shumë prindër janë ende të bindur se suksesi i nxënësve vjen domosdoshmërisht vetëm nga gjimnazi ose fakultetet. Kjo bindje shpesh bie ndesh me dëshirën dhe talentin e fëmijëve për të mësuar një zanat që u siguron atyre punësim të shpejtë.

Burim: Portalb — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...