{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreihyy7dofckckmdrhz3r2svrbq7wvdfn7323pjmlultiodfneo6t5e",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mprdebz333x2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreighlvj7yljaizsvmvwrcihvyj227mlizyunpssgxidwycfdntahum"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 138553
  },
  "description": "Flakët i afrohen zonës së banuar dhe rrugës kryesore, duke rritur rrezikun për banorët",
  "path": "/zjarr-ne-malin-e-shengjinit/",
  "publishedAt": "2026-07-03T19:57:07.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "textContent": "TIRANË — Një zjarr ka rënë në malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke iu afruar zonës së banuar dhe rrugës kryesore, çka ka rritur rrezikun për banorët dhe drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks.\n\nForcat e shërbimit zjarrfikës, si dhe strukturat e tjera të emergjencave të Bashkisë Lezhë, po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre. _Burim: Gazeta Tema, https://www.gazetatema.net/sociale/zjarr-ne-malin-e-shengjinit-flaket-i-afrohen-zones-se-banuar-dhe-rruges--i571442\n— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Çfarë po ndodh në malin e Shëngjinit?",
  "updatedAt": "2026-07-03T19:57:08.049Z"
}